LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan tërhiqet nga kombëtarja e Turqisë?

Arda Turan tërhiqet nga kombëtarja e Turqisë?

Arda Turan mund t’i thotë lamtumirë kombëtares turke menjëherë pas përfundimit të Europianit.

Mesfushori i Barcelonës, i ndërruar nga Fatih Terim në minutën e 65 në humbjen 1-0 me Kroacinë dhe i vërshëllyer pambarimisht nga tifozët turq në disfatën 3-0 me Spanjën, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga kritikat në drejtim të tij.

Ai është shprehur se nuk ka cfarë të tregojë më shumë, pasi ka luajtur më shumë se 90 ndeshje me kombëtaren dhe takimet ku ka luajtur keq numërohen me gishtat e njërës dorë.

Sigurisht që qëndrimi i tifozëve në pjesën e dytë ndaj Spanjës e ka lënduar më shumë. Edhe në Turqi është vënë në qendër të kritikave, madje pritet që ai të mos jetë në 11-shen titullare në takimin e fundit me Republikën Ceke.


Turan ishte zëri i lojtarëve turq në përplasjen me Federatën për premiot që do t’u shpërndaheshin për kualifikimin në europian, por qëndrimi i Fatih Terim pro institucionit të futbollit, nuk i ka pëlqyer aspak 29-vjecarit. Madje edhe zëvendësimi i tij me Burak Ilmaz ndaj Kroacisë, është konsideruar më shumë si rrjedhojë e marrëdhënieve me trajnerin. Arda Turan e ka dhënë sinjalin e tërheqjes nga kombëtarja, por në Turqi këtë sjellje e konsoderojnë si braktisje apo me keq tradhti ndaj kombit.

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori