Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajit po tenton ta thyejë një rekord të veçantë në Librin Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga një letër e vetme, me një diametër prej nëntë metrash. Sot Arbnora dhe ekipi i saj kanë kryer provat e fundit, dhe janë duke përgatitur materialin që t’ua dërgojnë zyrtarëve të Guinness-it.
“Ky projekt njihet si art origami, që punohet me një letër, dhe unë po synoj rekordin botëror me përmasa 13×13 metra, do me thanë dikun rreth 169 metra katrorë… Video Unë po shpresoj, sepse gjatë punës sime kam hasur në sfida shumë të mëdha, sepse nuk ka qenë vetëm një thyerje, kanë qenë 23 thyerje (të letrës) për ta arrit këtë lule, edhe ndoshta forma dhe pamja për sy duket paksa jo e bukur, po sikur ta analizosh pjesën tjetër, vërehet që është një punim mjaft i vështirë për t’u realizuar”, ka thënë Fejza-Idrizi.
Arbënora ka treguar që për këtë projekt ka marrë përkrahje nga komuna e Skenderajt dhe ka inkurajuar të rinjtë që të merren me aktivitete të tilla, sepse, siç ka thënë ajo, sot rinia ka edhe mundësi më të mëdha. Ajo ka treguar për KosovaPress se ka aplikuar edhe për rekorde të tjera se nuk do të ndalet me kaq.
Ndërsa Ramiz Shala, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Skenderajt, ka thënë se ky sukses i Arbënores është nder dhe kënaqësi për komunën e Skenderajt, dhe ka thënë se ky sukses tregon një vlerë të të rinjve të kësaj komune. Ai ka treguar se bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jasharin, kanë i ofruar përkrahje Arbënores për ta realizuar këtë punim.
“Unë uroj që ekspertë të Guinness-it ta vlerësojnë drejt punën dhe përkushtimin e zonjës Arbënora. Sigurisht që na e kemi mbështetë me përkushtim, me mundësitë që ka komuna e Skenderajt, pa marrë parasysh cilat janë ato kostot buxhetore, edhe pse me buxhet, ju e dini që na nuk jena shumë mirë, por megjithatë, përtej kësaj, jo gjithmonë vetëm buxheti dikton se sa ti mundesh me ba për të mira. Mundet, nganjëherë mjafton të kesh vullnetin e duhur, të gjesh njerëzit e duhur, dhe sigurisht, punë të duhura”, ka thënë Shala.
Gjatë këtij projekti, Arbënores i ka ndihmuar edhe profesori Agim Agushi, i cili njihet zyrtarisht si shqiptari i parë që ka thyer rekorde të Librit Guinness, si dhe ka thyer 23 rekorde botërore në 23 disiplina të ndryshme. Ai ka treguar se ndihet i priviligjuar që po e ndihmon Arbënoren në një punim të tillë dhe ka thënë se ndihet i lumtur që një vajzë nga Skenderaj pritet të hyjë në Librin e Rekordeve të Guinness-it.
“Pasi Arbnorës iu është dhënë leja nga Libri i Guinness-it që ta punojë këtë punim, dhe kjo, sipas të gjitha gjasave i ka plotësu ato kriteret që janë kërku nga Libri i Guinness-it, dhe kam një besim dhe shpresoj shumë, shumë, shumë se arbitri do ta pranojë këtë rekord si rekord të Guinness-it, kështu që pas dy muj dite, edhe Skenderaj edhe gjithë qytetarët, por edhe në përgjithësi Kosova do të krenohet, se edhe një femën, një motër e jona, nji nanë e fmive, u fut në Librin e Rekordeve të Guinness-it”, ka thënë Agushi.
Agushi ka thënë se institucionet po i neglizhojnë talentet e rinj, por ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos dorëzohen, që tregojnë talentet e tyre në mënyrë që t’i përkrahë edhe shteti.
Aktualisht, lulja më e madhe në botë e punuar me një letër të vetme, ka një diametër prej pesë metrash, rekord të cilin pritet ta thyejë Arbënora Fejza Idrizi, me lulen e saj me diametër prej nëntë metrash. / D. Morina/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës