Arbnor Muja i ka reaguar selektorit të Kosovës, Alain Giresse për mosftesën e tij te Kosova për ndeshjet e qershorit.
Sipas futbollistit të Antwerp, ai nuk ka dashur të reagojë në lidhje me këtë situatë, por që ndihet i detyruar që të sqarojë këtë situatë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Arbnor Mujës:
Përshëndetje miq,
Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësuesës së Kosovës, Alain Giresse.
Por sot, nuk do të heshti!
Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qërshorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit.
Secili trener dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dijnë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!
Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!
Suksese përfaqësuesës së Kosovës. /Telegrafi/