Filmi “Arbëria” kushtuar arbëreshëve të Italisë do të fillojë të shfaqet në Netflix nga 23 dhjetori.

Filmi që ka në fokus traditat dhe kultura e komunitet arbëresh, do të jetë filmi i parë shqip që do të shfaqet në këtë platformë.


Regjisorja e filmit, Francesca Oliveri nëpërmjet rrëfimeve të gjyshes së saj për kombin e Arbërisë, sjell disa tematika me vlerë historike si: Prishja e gjakut, kultura e dyfishtë, përkatësia etnike e fshehur apo e refuzuar.

aaa 2 Foto: Filmi "Arbëria"

Një film që vendoset mes realiteteve shqiptare, ai shfaq lidhjet e forta të rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore të pakicës që jeton në disa fshatra të vogla në Kalabri dhe Bazilikatë.

1film2  1 Foto: Filmi "Arbëria"

Aktorja protagonist në film është Caterina Misasi, e cila luan personazhin kryesor të historisë dramatike, Aida Grecon. /Telegrafi/

268318506 10227029566747590 4917273915920891557 n Foto: Filmi "Arbëria"