LAJMI I FUNDIT:

Arbër Tolaj nënshkruan për KB Bashkimi

Arbër Tolaj nënshkruan për KB Bashkimi

Klubi i basketbollit KB Bashkimi ka konfirmuar transferimin e Arbër Tolajt.

Tolaj ka zhvilluar karrierën e tij në Gjermani, kurse së fundmi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës gjatë fazës përgatitore për stinorin e ri, transmeton Koha.net.

Në Gjermani, ai ka luajtur për skuadrën Phoenix Hagen.

Të shtunën, Tolaj ka qenë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës nga Prizreni, të cilës do t’i ndihmojë në arritjen e objektivave në këtë sezon.