Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi tha se rezultati i zgjedhjeve të përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë ishte i pritur për koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim.

Ademi në "Click Plus" tha se AKI-it që nga 19 tetori e deri dje i është bërë me hile.


“Diferenca ka qenë shumë e madhe që në rrethin e parë më 19 tetor. Na është bërë me hile që nga ajo ditë e deri më tani. Në shumë dimensione ka qenë hileja, në radhë të parë në aspekt të sabotimit dhe mos arritjes së censusit”, deklaroi Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.