Duke qenë njëra nga modelet e pëlqyera nga skena shqiptare, çdo postim i Arbenita Ismajlit merr vëmendje në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila tashmë e ka dëshmuar se është nga modelet më atraktive, e që për një kohë të gjatë bashkëpunon me brende ndërkombëtare.
Arbenita, e cila jeton dhe vepron në Londër, së fundmi ka bërë një set fotografik që është komentuar pozitivisht nga fansat e saj.
Ajo ka pozuar para fotografit Mark Barnfield, ku shihet e veshur me një pallto lëkure me ngjyrë të kuqe dhe në të njëjtën ngjyrë posedon edhe këpucët që i vijnë deri mbi gjunjë.
Fotografia e publikuar është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, duke numëruar dhjetëra mijëra pëlqime në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/