Klubi i Sunderland e ka konfirmuar se Arbenit Xhemajli nuk do të jetë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit 2020-21, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Mbrojtësi, i cili u transferua në klubin anglez në shtator, pësoi një dëmtim sa ishte në grumbullim me Kosovën U21 dhe do ta mbajë jashtë për një afat të gjatë.


Trajneri i Sunderland, Phil Parkinson, është shprehur me zhgënjim për këtë lajm, por ka thënë se do të qëndrojnë afër lojtarit.

b25lY21zOjEzYTAxNzBjLTE0YTItNDZhNC05OWQ2LTUwOWIzYTljYjBlZDoyY2RhOGNhMC1lOTYzLTQ1NjUtYmI1Mi0xNjgxNWE0Zjk5Yjk

"Për fat të keq, Arby (Arbenit Xhemajli) pësoi një dëmtim shumë të rëndë në gju ndërsa ishte në grumbullim me Kosovën".

"Ai do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe është për tu ardhur keq sepse ai ishte ambientuar shumë mirë në klub".

"Ne ndiejmë për të, por ne do t'i japim të gjithë mbështetjen e nevojshme që të rimarrë vetën, si nga ekipi mjekësor ashtu edhe stafi dhe lojtarët", ka thënë trajneri Parkinson. /Telegrafi/

telegrafi sport app