LAJMI I FUNDIT:

Arben Hajrullahu: Në UP ka individë të zhytur në aspektin e integritetit akademik e të manipulimeve (Video)

Arben Hajrullahu: Në UP ka individë të zhytur në aspektin e integritetit akademik e të manipulimeve (Video)

Në emisionin “Përballje” sonte është diskutuar për gjendjen në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”.

Profesori në Departamentin e Shkencave Politike, Arben Hajrullahu, ka thënë se në UP ka individë që janë të zhytur edhe në aspektin akademik dhe manipulativ.

“Fatkeqësisht këta persona janë në pozita kyçe dhe shkaktojnë trubullira brenda UP-së”, ka deklaruar Hajrullahu.


Madje ai e ka quajtur problemin e tij  me menaxhmentin e Fakultetit Filozofik si diçka shpikur.

“Rasti me menaxhmentin ku punoj unë është bërë një zhurmë shumë e madhe më nje propagandë, me njëfar lloj shpifje klasike duke u thënë se unë nuk i pasna studimet në rregull, e që nuk është kështu”, ka deklaruar Hajrullahu

Në anën Naser Sahiti – Prorektor për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, ka thënë se më gjithë problemet e kritikat gjatë këtij viti ka pasur avancim.

“Çështja e avancimeve ka qenë pika më pronblematike këto 4-5 vite në Universitet të Prishtinës, por jo më e domosdoshmja, sepse ka tema ma kryesore si ligjeratat e studentëve,  organizimi i studentëve, sesa gradat një ma të lartë apo më ulët”, ka deklaruar Sahiti.

Ai thotë se në UP prej kur ka ardhur menaxhamenti i ri, gjërat kanë avancuar.

“Besoj se ka shenja të mira, dhe jemi në rrugë të mbarë ta kthejmë Universitetin aty ku e ka vendin”, ka thënë Sahiti në emision.

Në anën tjetër Rron Gjinovci nga rganizata ORCA, që bën monitorimin e punës së Universitetit, thotë se në vitin e parë ka pasur shumë probleme duke filluar nga avancimet e plagjiaturat, e ku shumë dekanë bëjnë dallavere e politike.

“Ka raste edhe për plagjiaturë e që kanë qenë të njoftum edhe në rektorat, është  fjala për shefin e Departamentit të Historisë edhe ai është avancu prapë”, ka thënë Gjinovci.

Ndërsa Suzana Manxhuka-Kërliu – Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, ka thënë se brenda këtij viti në këtë fakultet ka pasur zhvillime pozitive, sidomos sa i përket mbajtjes së ligjeratave.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori