Apple vazhdon të paditet për ngadalësim të qëllimshëm të iPhone

Sipas tetë padive që janë dërguar në drejtim të Apple, kjo kompani ka mashtruar përdoruesit duke ua ngadalësuar iPhone-të e tyre paparalajmërim për të kompensuar performancën e dobët të baterisë, shkruan Telegrafi.
Paditë janë dërguar në gjykatat e Kalifornisë, Nju Jorkut dhe Ilinoisit.
Apple javën e kaluar për herë të parë e pranoi se ka ngadalësuar iPhone.
Njëra nga paditë thoshte se defekti vinte nga paaftësia e baterisë për të përballuar shpejtësinë e procesorit duke u përditësuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































