LAJMI I FUNDIT:

Apple s’mund ta përdor emrin iTV

Apple s’mund ta përdor emrin iTV

Të gjithë e kemi kuptuar se Apple është duke punuar në platformën e re të televizionit iTV dhe pajisen e re HDTV, mirëpo duket se ky emër nuk do të mund të përdoret nga Apple.

Marka tregtare për iTV është pronë e transmetuesit britanik ITV, të cilët së fundmi i kanë shkruar edhe kompanisë Apple për t’ia bërë me dije se ky nuk mund të jetë emri për produktin e saj të ri, të cilin firma amerikane do t’ia shtojë televizorit të saj HDTV.

Edhe gjatë komunikimit të mëhershëm të dy kompanive, ishte thënë se iTV nuk do të jetë emri i platformës televizive të Apple, mirëpo tani gjërat mund të ndryshojnë pas prezantimeve që Tim Cook, drejtori i Apple i ka bërë për platformën e re të televizionit.

Apple tashmë ofron në treg pajisjen e saj për TV, edhe pse e njëjta nuk quhet iTV. Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se si do të rrjedh puna gjatë lansimit të televizorit të ri nga Apple. / Telegrafi /