LAJMI I FUNDIT:

Apple sjell modelin e ri iPod Touch, me procesorin e iPhone 7

Apple sjell modelin e ri iPod Touch, me procesorin e iPhone 7

Fansa të iPod touch, dita juaj më në fund ka ardhur. Apple sapo ka njoftuar një version të përditësuar të iPod touch që hedh poshtë procesorin  e vjetër për një A10 Fusion, së bashku me një opsion të ri të hapësirës prej 256GB.

Është përditësimi i parë i produktit të Apple që nga brezi i gjashtë i iPod Touch që u lansua në korrik të vitit 2015.

Përveç këtyre dy ndryshimeve, duket se Apple po lë pjesën tjetër të dizajnit të iPod Touch të njejtë: ka ekran të njëjtë prej 4 inçësh, pullën ‘home’ dhe kamerat.


Ndërkohë që njoftimi i rifreskimit të sotëm sjell Pod Touch në përputhje me iPhone 7 – iPhone-i më pak i fuqishëm që Apple aktualisht shet – procesori A10 siguron mjaft energji për disa veçori të reja, duke përfshirë thirrjet grupore në FaceTime dhe aplikacionet e realitetit të shtuar ë Apple, veçori këto të cilat më parë nuk ishin të disponueshme në iPod Touch.

Kompania thotë se, krahasuar me modelin më të vjetër, versioni i përditësuar do të ofrojë deri në dy herë performancën më të shpejtë të CPU-së dhe deri në tre herë më shumë grafikë.

Versioni i rifreskuar i iPod Touch fillon në 99 dollarue për modelin 32GB, 299 dollarë për variantin me 128GB hapësirë ruajtëse dhe 399 dollarë për opsionin e ri 256GB. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps

Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Teknologji
Chrome po merr një mënyrë edhe më diskrete për të punuar në mënyrë anonime

Chrome po merr një mënyrë edhe më diskrete për të punuar në mënyrë anonime

Teknologji
Kalo në kategori