LAJMI I FUNDIT:

Apple përgjigjet ndaj kritikave për kushtet e rënda të punës në fabrikat e tyre kineze

Apple përgjigjet ndaj kritikave për kushtet e rënda të punës në fabrikat e tyre kineze

Apple i është përgjigjur një raporti nga një grup që kritikoi kushtet e punës në një fabrikë ku u prodhuan iPhone.

Sipas raportit, punëtorët e Foxconn nuk po merrnin bonuse, po shtyheshin të punonin jashtë orarit dhe shumë punëtorë të përkohshëm po punësoheshin.


Sipas ligjit kinez, vetëm 10% e një fuqie punëtore mund të jetë e përkohshme.

Apple pranoi se numri i stafit të përkohshëm “tejkaloi standardet”, por mohoi pretendimet e tjera.

Grupi i fushatave, China Labour Watch, tha që hetuesit e tyre kishin kaluar kohë duke punuar në fabrikën e Zhengzhou, dhe një person në ekip kishte qenë atje për më shumë se katër vjet.

Ai pretendoi se 50% e stafit në fabrikë ishin të përkohshëm, disa prej tyre studentë dhe nuk po merrnin bonuset e premtuara.

“Ne kemi konfirmuar se të gjithë punëtorët janë duke u kompensuar në mënyrë të duhur, përfshirë çdo pagë dhe shpërblim jashtë orarit, të gjitha orët shtesë ishin vullnetare dhe nuk kishte dëshmi të punës së detyruar,” tha Apple në një deklaratë.

Muajin e kaluar, Amazon tha se do të hetojë pretendime të ngjashme të bëra nga China Labor Watch në lidhje me numrin e praktikantëve adoleshentë që punojnë me orë të gjata për të prodhuar pajisje Echo, gjithashtu në fabrikat Foxconn. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Kalo në kategori