LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson lojën e dytë të tyre iOS, tribut për miliarderin Warren Bufet

Apple lanson lojën e dytë të tyre iOS, tribut për miliarderin Warren Bufet

Firma investuese Berkshire Hathaway e Warren Buffet së fundi ka derdhur një grumbull parash në Apple.

Për të falënderuar për ndihmën, Apple lansoi lojën e parë të iOS që nga viti 2008 – Warren Buffet’s Paper Wizard, që i jep tribut Buffet për fillimet e tij.

Loja është në dispozicion për shkarkim falas në iTunes App Store dhe sipas CNN, në video Buffet dhe Tim Cook janë duke u përpjekur të dalin me një ide për një aplikacion të ri.


Warren Buffet’s Paper Wizard është në të vërtetë vetëm loja e dytë iOS i dytë që Apple ka lansuar ndonjëherë, dhe megjithëse kompania zotëron të drejtën e autorit, ajo u zhvillua me sa duket nga një kompani tjetër e quajtur Wildlife Designs, e cila nuk ka informata të tjera në iTunes App Store.

Në prill, Financial Times raportoi se Apple po shpenzon 500 milionë dollarë për shërbimin e ri të abonimit të lojrave. /Telegrafi/