Ashtu siç pritej në aktivitetin e 12 shtatorit të prezantimit të iPhone krahas telefonave të rinj Apple zbuloi detaje rreth produkteve tjera të kompanisë.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se kompania është pranë shitjes së pajisjes së dy miliardë, përcjell Telegrafi.
Në fillim të 2017-së, kompania tha se ka shitur 1.2 miliard iPhone. Cook kur e jep shifrën prej dy miliardë e ka fjalën për pajisjet me iOS dhe jo vetëm iPhone dhe në fillim të vitit edhe Google tha se numri i përdoruesve të Android ka arritur në dy miliardë.
Përveç këtyre statistikave, Cook tha se dyqanet e Apple viziton nga 500 milionë njerëz çdo vit në mbarë botën. /Telegrafi/