LAJMI I FUNDIT:

Apple ka blerë startupin Mira që prodhon kufje me teknologji AR

Apple ka blerë startupin Mira që prodhon kufje me teknologji AR

Apple ka blerë prodhuesin Mira, një startup AR (Augmented Reality – Realiteti i Shtuar) që prodhon kufje për kompani të tjera dhe ushtrinë amerikane, sipas një postimi nga llogaria private e CEO-së në Instagram, të parë nga The Verge dhe një person i njohur me këtë çështje. Apple gjithashtu e konfirmoi blerjen.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Apple prezantoi Vision Pro, një kufje me realitet të përzier me vlerë prej 3,499 dollarë që kompania e ka faturuar si një platformë të re kompjuterike “hapësinore”.

Mbetet e paqartë se sa ka paguar Apple për blerjen e startupit Mira, e cila ka mbledhur rreth 17 milionë dollarë fonde deri më sot, transmeton Telegrafi.


Jony Ive, ish-shefi i dizajnit i Apple, ishte këshilltar i startup-it në një farë pike, sipas dy ish-punonjësve që anonimë që folën pa lejen e kompanisë.

“Apple blen kompani më të vogla teknologjike herë pas here dhe ne përgjithësisht nuk diskutojmë qëllimin apo planet tona”, tha Apple për The Verge.

Apple prezantoi të hënën kufjet e përfolura prej kohësh që do t’i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj reale, duke testuar gjithashtu mundësinë për të popullarizuar pajisjet e reja pasi të tjerët nuk arritën të “kapnin” imagjinatën e publikut. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Kalo në kategori