LAJMI I FUNDIT:

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Në konferencën e fundit WWDC, Apple prezantoi një sërë përmirësimesh në iPhone, duke përfshirë opsione të tilla si mesazhet audio përmes FaceTime dhe funksionin “Check In”.

Sidoqoftë, iOS 17 vjen me më shumë mjete të reja, duke përfshirë një që paralajmëron përdoruesit për përmbajtjen eksplicite potencialisht të padëshiruar, transmeton Telegrafi.

Sipas postimit në blog të Apple, është shpjeguar se si do të funksionojë kjo veçori. Domethënë, kur pranoni një fotografi eksplicite, do të shfaqet një dritare që ju pyet nëse dëshironi ta shihni këtë material të ndjeshëm.


Kjo mund t’i ndihmojë përdoruesit të mbrohen nga përmbajtja që nuk duan të shohin, raporton Tech Crunch.

“Fotografitë eksplicite tregojnë zona private të trupit që zakonisht mbulohen me të brendshme apo rroba banje”, thuhet në dritare.

“Ju nuk jeni përgjegjës, por imazhet dhe videot si kjo mund të keqpërdoren për t’ju dëmtuar”, thuhet ndër tjera.

Dritarja tregon më tej se personi në foto ose video mund të mos ketë dhënë pëlqimin për të shpërndarë një përmbajtje të tillë.

Përdoruesit kanë tre opsione: ata mund të refuzojnë ose rishikojnë përmbajtjen, ose mund të zgjedhin opsionin “mënyrat për të marrë ndihmë”.

Duke qenë se iOS 17 nuk është ende i disponueshëm, përshkrimi i saktë i opsionit nuk dihet, por supozohet se do t’u ofrojë përdoruesve informacione se si të reagojnë në situata të ngacmimeve seksuale.

Apple thekson se kjo veçori është opsionale dhe mund të aktivizohet ose çaktivizohet në cilësimet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori