LAJMI I FUNDIT:

Apple, iOS 11.1 sjell qindra emoji të rinj

Apple, iOS 11.1 sjell qindra emoji të rinj

iOS 11.1 i Apple, i cili aktualisht është duke u testuar, padyshim nuk do të jetë një lëshim i madh sa iOS 11, i cili filloi muajin e kaluar. Por megjithatë ende do të arrijë të grumbullojë disa hijeshi, të paktën për fansat e emoji.

Sot, kompania ka zbuluar zyrtarisht se iOS 11.1 do të sjellë qindra emoji të ri, duke përfshirë të tillë si gruaja me shami, njeriu me mjekër, ushqyerjen me gji, mumjet, person në pozicionin e lotusit, por edhe sende të reja ushqimore si sanduiçi dhe kokosi.

Kur përdorni iOS 11.1, do të mund të thoni “Unë të dua” me një emoji të projektuar pas shenjës së duarve në gjuhën amerikane të shenjave.


Apple thotë se do të merrni “fytyra më emocionale, karakteret me gjini neutrale, opsionet e veshjeve, llojet e ushqimit, kafshët” dhe madje edhe “krijesat mitike” me përditësimin e ri.