LAJMI I FUNDIT:

Apple fillon edhe me iPhone 6C në nëntor?

Apple fillon edhe me iPhone 6C në nëntor?

Apple thuhet se është duke punuar në tri modele të reja të iPhone të cilët do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe modelin më të lirë iPhone 6C.

Disa raporte sugjerojnë ndryshe, duke raportuar se iPhone 6C nuk do të arrijë deri në vitin e ardhshëm.

Por tani sipas një raporti të ri të faqeve nga Kina, Apple thuhet se po planifikon ta nisë iPhone 6C këtë vit në muajin nëntor.
Raporti sugjeron se Apple është duke e rritur fuqinë e saj punëtore në mënyrë që të plotësojë kërkesat, ndërsa thuhet se Apple do të merret me gjithë prodhimin e iPhone 6C.

Kompania gjithashtu do të trajtojë 60 përqind të prodhimit të iPhone 6S, ndërsa prodhimi iPhone 6S Plus do të trajtohet tërësisht nga Foxconn. (Telegrafi)