LAJMI I FUNDIT:

Apple do të hapë dyqanin më të madh në një terminal

Apple do të hapë dyqanin më të madh në një terminal

Kompania Apple ka njoftuar se do të hapë dyqanin e tij më të madh në “Grand Central Terminal” në Nju Jork.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsi i Apple, Nick Leahy, i cili ka deklaruar se ky vendim është marrë nga bordi drejtues për shkak se në Manhattan, Apple ka klientët e tij më besnikë.

Ky dyqan, i cili do të ndërtohet në një terminal, do të jetë 23 mijë metra katrorë, i gjithi në xham. Pagesa që Apple do të paguajë për të shlyer qëranë për një vit do të jetë 800 mijë $. Pas dhjetë vjetësh ajo do të rritet në 1 milionë $. /Telegrafi/