Me aktivitete të ndryshme sot u shënua Dita e Evropës, 9 maji, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku me këtë rast zyrtarë të Qeverisë se Kosovës u shprehën se kanë dalë për të shënuar këtë festë dhe për të vërtetuar vullnetin dhe përkushtimin për integrimin e Kosovës në BE.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj theksoi se Kosova paraqet vlerë për Bashkimin Evropian me të rinjtë, me gjeneratat e reja të cilat janë potencial për BE. Sipas saj, Kosova është në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
“Kosova ka nevojë për Bashkimin Evropian, ka nevojë për arsimimin e popullatës së vet, të rinjve, për shkolla, universitete më të mira dhe më kualitative. Ka mundësi që bizneset e veta më konkurrente me bizneset tjera në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ka nevojë për t’i gëzuar të gjitha të drejtat ashtu sikurse edhe gjithë qytetarët tjerë në Bashkimin Evropian. Por, po ashtu Kosova paraqet edhe vlerë për Bashkimin Evropian me të rinjtë, me gjeneratat e reja të cilat janë potencial për Bashkimin Evropian. Ne jemi me stadin fillestar të rrugëtimit tonë drejt integrimit evropian, por vullnetin e madh të popullatës dhe qëndrimet e qeverisë do të jenë atom dy veprimet, të cilat ne do t’i artikulojmë që këtë rrugë, të cilën e kemi filluar ta përfundojmë sa më shpejt dhe një ditë të jemi pjesë ose shtet anëtar sikurse edhe shtetet tjera në Bashkimin Evropian”, theksoi Ahmetaj.
Edhe përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova duke vlerësuar këtë Ditë të Evropës, tha se Kosova ka të ardhme evropiane dhe integruese dhe po bëjnë të pamundurën që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Sot festojmë vlerat evropiane të cilat janë siguria, të drejtat e njeriut, arsimimi i mirë për rininë, barazia gjinore, jeta transparente politike dhe siguria për të gjithë ata që jetojnë në hapësirën evropiane. Këto janë vlerat, të cilat unë i shoh në Kosovë janë shumë të rëndësishme për të gjithë ju. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës për Kosovën pasi që ajo ka nevojë për rrugën evropiane, ne duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Zyra ime, kolegët dhe ekipi im nuk po e kursejnë asnjë përpjekje që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova ka popullatën më të re në hapësirën evropiane prandaj dua t’u bëj thirrje rinisë së Kosovës pasi që ju jeni e ardhmja e Kosovës, jeni shumë të ndritur dhe shumë të mençur, dhe natyrisht ju do të keni një garë shumë të madhe, sepse edhe rinia në Evropë po përballet me shumë sfida”, theksoi Apostolova.
Dita e Evropës shënon përvjetorin e fjalimit të ministrit të Jashtëm francez Rober Shuman të mbajtur më 9 maj 1950.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës