Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Natalia Apostolova, ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të regjionit të Anamoravës.
Me këtë rast ajo ka thënë se BE-ja në Kosovë ka investuar 40 milionë euro në projekte për Kosovën, megjithatë ka potencuar se do të vazhdojnë mbështetjen.
“40 milionë euro në projekte dhe kjo shumë është goxha e konsiderueshme. Shumë komuna kanë përfituar në infrastrukturën komunale, shumë komuna kanë përfituar ndërtesën e komunën. Apo edhe kjo bibliotekë. Do të synojmë të shtojmë mbështetjen për fermerët, e të gjitha fushat. Rinia është pjesa kryesore e vendit dhe projektet që ne po shohim të mbështetim janë projektet e infrastrukturës, por edhe grantet. Ne po planifikojmë pakon e re që po synojmë ta dedikojmë për Kosovën. Por sipas rregullave duhet të dimë se çfarë projekte të mbështesim”, ka thënë ajo.
Apostolova pati edhe një kërkesë për kryetarët e komunave.
“E para, BE do të jetë mbështetësi kryesor i juaj. Por BE punon me institucionet qendrore. Ju si qeveri lokale duhet të angazhoheni në komunikim me autoritet qendrore që të përfitoni mbështetjen tuaj”, u shpreh ajo.
Ndërsa, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si problem në komunën që ai e drejton tha të jetë uji i pijshëm, përkundër që kanë ujë të mjaftueshëm.
“Tek uji i pijes regjionalisht kemi mungesë të ujit të pijshëm. Kemi edhe çështjen e menaxhimit të mbeturinave, mund ta konsideroj si bombë të kurdisur regjionalisht çështjen e deponive të mbeturinave”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Petkovic, tha se rinia e kësaj komune po largohet.
“Në këtë moment do të doja të thoja që regjioni i Anamoravës mund të jetë shembull i bashkëjetesës së komuniteteve. Ky regjion edhe më tutje duhet të zhvillohet ekonomikisht për të krijuar kushte për të rinjtë, pasi që kemi shumë të rinj që shkojnë nga komuna jonë për vende të Evropës”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Zvetislav Ivanovic, tha se duhet të bëhet më shumë për këtë komunë për zhvillim të turizmit.
Restaurimi i kalasë ka nisur por nuk ka përfunduar, por ky projekt nuk është realizuar deri në fund dhe nuk është bërë çdo gjë siç ka qenë sipas planit. Ka potencial për zhvillimin e turizmit, por baza e turizmit nuk janë vetëm minierat siç ajo e Trepçës, por edhe kalaja.
Kryetari i Komunës se Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se regjioni i Anamoravës ka nevojë për përkrahje më të madhe, por edhe për promovim më të madh.
“Si regjion në aspektin e zhvillimit ekonomik nuk e kemi përkrahjen e mjaftueshme, jemi regjioni me papunësinë më të madhe. Edhe nëpër shkolla zvogëlohet numri i nxënësve nëpër shkolla. Duhet të përkrahemi më shumë edhe të promovohemi”, u shpreh ai.
“Si Kamenicë dhe komuna e Ranillugës Jemi të interesuar që të bëjmë një zonë ekonomike së bashku me komunën e Ranillugës, por që buxhet nuk kemi si komuna. Po kërkojë që me bë një kampus të shkollave ku kanë me qenë në të njëjtin hapësirë fëmijët e të gjithë komuniteteve. Ndasia të jetë nëpër drejtime e jo në bazë të komuniteteve”, tha Kastrati.
Kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonovic, tha se problemi në komunën e tij është largimi i të rinjve nga kjo komunë.
“Keni problem që çdo ditë e më shumë njerëzit po na largohen për të kërkuar punë. Pasi që ne si komunë nuk kemi mundësi”, tha ai.
Nikoqiri i këtij takimi, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se me prioritet është rregullimi i shtratit të Moravës.
“Projektin e Moravës, është përkthyer në problem për ujëra të zeza dhe për vërshime. Ky projekt do të duhej të rregullohej për përdorimin e tij në bujqësi”, tha ai. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët