LAJMI I FUNDIT:

Aplikuan disa herë për subvencione por nuk u ndihmuan – familja Ilazi serrën e shfrytëzon si stallë për 20 bagëti

Aplikuan disa herë për subvencione por nuk u ndihmuan – familja Ilazi serrën e shfrytëzon si stallë për 20 bagëti

Familja 18 anëtarëshe Ilazi nga fshati Debëllde e Vitisë, serrën e shfrytëzon si stallë për lopë.

Kjo për shkak të mungesës së kushteve për të ndërtuar vendin adekuat për to.

Fadil Ilazi ka treguar për gjendjen e rëndë që gjendet familja e tyre.


“I kemi 20 frymë. Kushtet janë shumë të vështira, po e shihni llastikun, por po duhet me i mbajt pa qare, këtu. Kështu i mbajmë lopët që 15 vjet”, tha ai.

Fadili ka thënë se gjatë stinës së dimrit, është shumë vështirë të mbahen bagëtitë në serrë.

Ai ka treguar se kanë aplikuar disa herë për subvencione e grande nga Ministria e Bujqësisë, por nuk kanë gjetur mbështetje.

“Kemi aplikuar 4-5 herë, por nuk na kanë ndihmuar kurrgjë. Në vend se me na ndihmu neve, iu ka ndihmuar atyre që nuk e meritojnë”, shton tutje.

Më tej ka thënë se po t’i kishte kushtet, do ta rriste numrin e bagëtive deri në 50 sosh.

Ndryshe, së fundi dhjetëra zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë u arrestuan nën dyshimin se kanë keqpërdorur qindra mijëra euro të subvencioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori