Ekipet “On Focus” dhe “Mikrobiz” u zgodhën fitues të garës inovative për aplikacione mobile dhe web “Për Prishtinën Digjitale”, në kategoritë "Transparenca në Punësim" dhe “Transparenca në Shpenzime të Komunës". Fituesit u shpërblyen me çmime financiare në vlerë prej 4,000 euro secili, me inkubim në ICK si dhe me vauçer për ndjekjen e trajnimit për programim në iOS.
Për dy ditë e gjysmë në sfidën inovative sociale "Për Prishtinën Digjitale", të mbajtur në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), janë prezantuar shumë ide inovative që për qëllim kanë ta bëjnë më efikase qeverisjen lokale dhe ti përmirësojnë shërbimet që Komuna e Prishtinës u ofron qytetarëve.
Pas një fundjave pune dhe planifikimi gjatë kësaj gare tradicionale, nga juria profesionale, u përzgjodhen fituesit “On Focus” (Lavdim Xhelili, Ideal Cakolli dhe Alban Purova) në kategorinë "Transparenca në Punësim", vendi i dytë në këtë kategori i takoi ekipit “Backbone” (Rrahim Trepça, Edmond Mustafa, Rinor Vitaku dhe Ramadan Kurti). Kurse fitues në kategorinë "Transparenca në Shpenzime të Komunës" u zgjodh ekipi “Mikrobiz” (Naim Berisha, Kastriot Rama, Albulena Mushica, Skender Mehmeti dhe Arianit Islami), vendi i dytë në këtë kategori i takoi ekipit “Cloud” (Fitim Ahmeti dhe Atdhe Muhaxhiri).
Ekipet fituese të dy vendeve të para, në dy kategori, të garës inovative “Për Prishtinën Digjitale” u shpërblyen secila me çmime financiare në vlerë prej 4,000 euro, inkubim në ICK dhe me vauçer për ndjekjen e trajnimit për programim në iOS. Kurse dy vendet e dyta u shpërblyen me mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacioneve, mundësi inkubimi në Innovation Centre Kosovo, rrjetizim me donatorë dhe partnerë të mundshëm. Në këtë garë kanë marrë pjesë 15 ekipe me 56 anëtarë.
Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo theksoi se gara inovative “Për Prishtinën Digjitale ka për synim që qytetarin ta sjellë më afër qeverisjes lokale përmes krijimit të aplikacioneve të ndryshme mobile që ndërlidhen me shërbime komunale. “Nga natyra e aplikacioneve të prezantuara dhe të atyre që janë zgjedhur në mesin e dy më të mirave mund të kuptohet se nuk munguan idetë inovative që ofrojnë zgjidhje për qeverisjen komunale të Prishtinë”, tha Begu duke shtuar se tashmë gara inovative “Për Prishtinën Digjitale” do të jetë një nga aktivitetet e shumta tradicionale të Innovation Centre Kosovo. Begu poashtu theksoi se “ishte kënaqësi që të jemi pjesë e këtij organizimi, dhe se e çmojmë kontributin që Komuna e Prishtinës po u jep të rinjve në promovim të ideve të tyre duke përmirësuar njëkohësisht edhe mirëqënien e qytetarit”. Kurse Shpend Ahmeti Kryetar i Komunës së Prishtinës tha se “garuesit prezantuan idetë e tyre për përmirësimin e transparencës në buxhet dhe punësim përmes web aplikacioneve. Idetë ishin të mrekullueshme dhe gjatë javëve në vijim me fituesit do të përgatisim aplikacione që do të përmirësojnë edhe më shumë transparencën në komunën tonë.”.
Qëllimi i nismës “Për Prishtinën Digjitale” është që qytetari të jetë pjesë aktive e zhvillimeve në qytetin ku jeton. “Për Prishtinën Digjitale” është një sfidë inovative sociale për të nxitur propozime për aplikacione për ueb apo telefona mobilë, të cilët do të kontribuojnë në qeverisje më të mirë dhe rritje të transparencës në Komunën e Prishtinës. "Për Prishtinën Digjitale" është pjesë e nismës rajonale — http://openideas.me/prishtina/
"Për Prishtinën Digjitale" është një nismë e përbashkët e Komunës së Prishtinës, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) për të angazhuar qytetarët e Kosovës në përmirësimin e qeverisjes në qytetin e Prishtinës përmes teknologjisë.
Athene Prosjektledelse, nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt
![A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-18-780x439.png)
A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?
![LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-16-780x439.png)
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
![Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-5-780x439.png)
Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe