LAJMI I FUNDIT:

Apeli kthen në ri-gjykim çështjën kundër 4 të akuzuarve për vrasje të rëndë

Apeli kthen në ri-gjykim çështjën kundër 4 të akuzuarve për vrasje të rëndë

Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka kthyer në rigjykim çështjen kundër të akuzuarve A.A., M.A., Sh.A., dhe Xh.A.

Të gjithë këta ishin shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” nga neni 147 par.1 i Kodit Penal të Kosovës, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim, apo shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” nga neni 328 i këtij kodit.

Ndërsa i akuzuari i parë edhe për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 291 i të njëjtit ligj.


Për vrasjen e shtetasit R.D. që kishte ndodhur gjatë viti 2012 në Gadime të Lipjanit, A.A. ishte dënuar me 19 vjet burgim, M.A. me 14, Sh.A. me 5, po kaq sa edhe i akuzuari Xh.A.

Gjykata e Apelit, pasi ka vlerësuar pretendimet e avokatëve mbrojtës por edhe sipas detyrës zyrtare ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sikur që është tejkalimi i aktakuzës nga neni 384 paragrafi 1, nën paragrafi 10 i Kodit të Procedurës Penale.

“Po ashtu gjykata e shkallës se parë ka shkelur dispozitat e procedurës penale edhe kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor secilin veç e veç për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, ndonëse prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale për veprën në fjalë, në fjalën hyrëse. Prandaj aktgjykimi i shkallës se parë domosdoshmërish është dashur të anulohet”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori