LAJMI I FUNDIT:

Apeli e refuzon si të pabazuar ankesën e të pandehurës Safete Tolajt

Apeli e refuzon si të pabazuar ankesën e të pandehurës Safete Tolajt

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuara ankesën e mbrojtësit të pandehurës S.T., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 26 janar.

Me anë të këtij te fundit, gjykata e shkallës së parë, i ka refuzuar si të pa bazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve S.T., F.T. dhe G.Sh.

Kjo e para, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”, si dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.


Mbi të akuzuarin F.T., sipas aktit akuzues të prokurorisë, rendojnë këto vepra penale të parapara më anë të KPRK-së : “Mashtrim” nga neni 335, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431, “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 389, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399.

Ndërsa G.Sh, akuzohet vetëm për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 422 i KPRK-së.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë, kur e ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, dhe se më shqyrtimin e shkresave të lëndës dhe gjendjes faktike, drejt ka gjetur, dhe në mënyrë të plotë, ka arsyetuar se akti i prokurorisë, është mbështetur në prova dhe në ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori