LAJMI I FUNDIT:

Anzhi – nga klubi i njohur i transferimeve dhe yjeve të mëdha deri tek rënia në nivele amatore  

Anzhi – nga klubi i njohur i transferimeve dhe yjeve të mëdha deri tek rënia në nivele amatore  
(Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)

Klubi nga Dagestani, Anzhi Makhachkala, i cili operon në kampionatet ruse është afër humbjes së statusit të tyre profesional.

Anzhi bëri bujë në të gjithë botën kur ata paguan 23.7 milionë funte për të nënshkruar me Samuel Eto’o nga Interi në gusht 2011 dhe duke i ofruar rrogë prej 350 mijë eurosh në javë.

Por tani, sipas ekspertit të futbollit rus Artur Petrosyan, ky klub nuk ka arritur të licencohet për nivelin e dytë të ligës së Rusisë dhe mund të humbas statusin e tyre profesional për shkak të borxheve të mëdha.


Anzhi u ble nga janari i të njëjtit vit nga miliarderi nga Dagestani, Sulejman Kerimov, i cili kishte arritur pasurinë e tij nga nafta dhe bankat.

Nënshkrimi i tij i parë ishte legjenda braziliane Roberto Carlos, i cili sapo ishte liruar nga Corinthians në moshën 37 vjeçare.

Dhe sipas Planet Futboll, pronari i Anzhi bleu atij një Bugatti Veyron prej një milion euro në ditëlindjen e tij të 38-të.

Pronari ka humbur pesë miliardë

Në dy sezonet e ardhshme yjet e tjerë të klubit ishin Yuri Zhirkov nga Chelsea, Christopher Samba nga Blackburn, Lacina Traore, Willian dhe mesfushori francez Lassana Diarra – të gjithë me paga të mëdha.

Në tre vitet e para të mbretërimit të Kerimovit, ata përfunduan të pestit, të tretët dhe pastaj në vendin e 16-të.

(Foto: NEMENOV/AFP/Getty Images)

Pronari u harxhua shumë kur një nga investimet e tij dështoi dhe ai humbi 5.5 miliardë euro.

Kjo ndikoi shumë tek ekipi dhe rezultoi me rënie në nivelin e dytë të futbollit rus.

Ata u kthyen në përpjekjen e parë, përfunduan në vendin e 13-të në sezonin pasues para se Kerimov të shes klubin në dhjetor 2016.

Futbolli rus në krizë: Dy klube të Superligës tashmë janë shuar, pritet të falimentoj edhe Anzhi
Lexo po ashtu Futbolli rus në krizë: Dy klube të Superligës tashmë janë shuar, pritet të falimentoj edhe Anzhi

Ata qëndruan një sezon tjetër në Superligës para humbjes në barazh, por mbijetuan pasi një klub tjetër u largua nga liga.

Por, nuk kishte asnjë pushim këtë sezon dhe klubi i pasur dikur tani është i ndyrë në borxhe dhe u zhvendos në Ligën Kombëtare të Futbollit.

Ndoshta një grup i yjeve të tyre të mëparshme mund të provojnë së bashku ta rikthejnë klubin në elitë me ndonjë me një plan shpëtimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori