LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca gjyqësore për të dyshuarit e rastit ‘Torturë’

Anulohet seanca gjyqësore për të dyshuarit e rastit ‘Torturë’

Marrja në pyetje e 6 të dyshuarve të punësuar njësitin special të MPB-së “Alfa”, për rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Torturë“, në mesin e të cilëve është edhe i dyshuari i dytë, Ivica Ançevski – Puki, është anuluar sepse të dyshuarit kanë kërkuar kohë për rishikimin e dëshmive nga lënda, deklarojnë nga Gjykata Penale.

Gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtueshmëri me prokurorin e PSP-së dhe të avokatëve të akuzuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm në procesin e marrjes në pyetje e kanë shtyrë për më 14 korrik.

Nga gjithsej gjashtë të dyshuar, sot përpara gjykatësit në procedurë paraprake kanë prezent tre persona, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë nga dyert e pasme të Gjykatës.


“Torturë” ka të bëj me mënyrën e arrestimit të kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike.

Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica  Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai, transmeton Portalb.

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish shefi i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori