Ditë më parë Komuna e Shtimes nëpërmjet një operatori ekonomik (organizatë joqeveritare), ka realizuar garat komunale të diturisë në të gjitha shkollat, por një pjesë e kësaj gare është anuluar për shkak të gabimeve teknike në disa lëndë.
Anulimi i kësaj gare ka nxitur reagime nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, prindërit, por edhe nga opozita.
Përveçse disa pyetje nuk i përkisnin përmbajtjes mësimore të vitit shkollor, në disa raste ishin të përfshira edhe përgjigjet e pyetjeve brenda testit.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, ka thënë për Telegrafin se nuk është anuluar e gjithë gara komunale, por vetëm dy lëndë mësimore.
“Në lëndën e Kimisë dhe Gjeografisë është anuluar gara, e cila do të ri-përsëriten këtë javë. Testi dhe gjithë procesi i garës është monitoruar nga një organizatë joqeveritare e përzgjedhur përmes aplikimit nga zyra e prokurimit. Pas kontrollimit të testeve nga ana e organizatës së lartpërmendur, vetëm në testet e lëndës së gjeografisë dhe kimisë janë evidentur lëshime teknike, gjë për të cilën janë anuluar testet vetëm për këto dy lëndë mësimore. Për këtë çështje, OJQ në fjalë në koordinim me DKA do të riorganizon testin edhe në këto dy lëndë mësimore”, ka deklaruar Fejzullahu.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me drejtorë të shkollave lidhur me anulimin e testit. Alban Rashiti, drejtor në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri” në fshatin Petrovë të Shtimes, ka thënë për Telegrafin se defektet teknike në test janë shkaktuar nga operatori ekonomik.
“Krejt çka mund të them se monitoruesit apo organizata ka pasur disa telashe me gabime teknike. Ne si shkollë tashmë jemi të gatshëm ta mbajmë edhe një herë këtë test dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet, por shpresojmë se nuk do të ketë më gabime të tilla”, ka thënë Rashiti.
Shqetësime rreth kësaj çështje kanë shprehur edhe mësimdhënësit të cilët kanë kërkuar nga DKA-ja të marrin masa për të siguruar që garat e ardhshme të jenë të organizuara në mënyrë të drejtë dhe profesionale, duke respektuar standardet arsimore.
“Është shqetësuese se si kanë ndodhur e gjithë ato gabime në ato teste. Ka pasur pyetje të pa kuptimta dhe që nuk i përkasin standardit të pyetjeve arsimore, prandaj është mirë që institucionet lokale dhe organizatorët ta ri-përsëritin këtë test dhe mos të bëjnë gabime të tilla”, ka thënë shkurt një nga mësimdhënësit me kusht që mos t’i përmendej emri, por që identiteti i së cilit është i njohur për redaksinë e Telegrafit.
Të mërkurën nëpërmjet një komunikate, ka reaguar edhe subjekti opozita PDK-ja, në këtë qytezë.
“Është për keqardhje dhe për t’u shqetësuar se gara komunale e diturisë e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Shtime ka dështuar në mënyrë të turpshme për shkak të keq-organizimit dhe mungesës së profesionalizmit. Për këtë dështim përgjegjës kryesor janë drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu dhe U.D. Shefin e Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti të cilët në mungesë të një organizimi të drejtë dhe transparent ka rezultuar në një garë të manipuluar, ku pyetjet dhe përgjigjet ishin të përfshira brenda testit dhe pyetjet nuk përputheshin me përmbajtjen mësimore të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e opozitës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë situatë.
“Gjatë ditëve të fundit si subjekt kemi pranuar shumë ankesa e shqetësime nga qytetarët dhe nga mësimdhënësit, andaj kërkojmë që përgjegjësit të japin llogari për këtë situatë për shkak se integriteti i mësimdhënësve dhe nxënësve janë thelbësore për të ardhmen e arsimit në komunën tonë”, thuhet më tej në reagim.
Telegrafi ka provuar të kontaktoi me pronarin e operatorit ekonomik “Pronet Academy” Besnik Hajdarin, por ai gjatë së mërkurës nuk është përgjigjur në telefon.
Telegrafi ka siguruar edhe kontratën ndërmjet Komunës së Shtimes dhe operatorit ekonomik “Pronet Academy” për shërbimin e garës komunale të diturisë në shkollat e Shtimes. Për këtë kontratë Komuna e Shtimes ka shpenzuar gjithsejtë 1,625.00 euro.
Në kontratë midis të tjerash specifikohen edhe ndëshkimet e operatorit në rast se ai dështon apo nuk i realizon obligimet e veta në kohë të caktuar sipas kësaj kontrate. Ndërkaq autoriteti kontraktues ka caktuar edhe “Menaxherin e Projektit për mbikëqyrjen e shërbimeve gjatë gjithë kohës dhe raportimin e çdo hollësie të autoritetit kontraktues.
Dokumentin e vendimit dhe kontratën për garat diturisë mund t’i gjeni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit