LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin ‘Haraçi’, Boki 13 në izolim në burgun e Shuto Orizares

Anulohet gjykimi për rastin ‘Haraçi’, Boki 13 në izolim në burgun e Shuto Orizares

Seanca e sotme gjyqësore për rastin ‘Haraçi u anulua për shkak se i akuzuari Bojan Jovanovski nuk u dërgua nga burgu i Shuto Orizares për shkak të gjendjes me coronavirusin.

Jovanovski nuk u dërgua para Gjykatës Penale, për shkak se para dy ditëve në burg humbi jetën një i burgosur i cili ishte i infektuar me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Boki 13 reagoi duke thënë se seanca e sotme duhet të anulohet për shkak se rrezikohet jeta e të gjithë të pranishmëve në seancë. Ai potencoi se Jovanovski ka përdorur të njëjtën banjo me tashmë të ndjerin, dhe për këtë shkak duhet të ndërmerren masat për mbrojtje.


Seanca e ardhshme është caktuar më 24 prill ndërsa gjykimi është në përfundim./Telegrafi/