LAJMI I FUNDIT:

Anulohet edhe seanca e sotme për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Anulohet edhe seanca e sotme për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Është anuluar edhe seanca e sotme gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, në të cilën duhej të thuheshin fjalët përfundimtare të palëve.

Seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit Artan Etemi, i cili nuk erdhi për arsye shëndetësore, raporton Telegrafi Maqedoni.

Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua për më 29 maj, ndërsa gjykatësi i cili e udhëheq këtë lëndë, tha se seanca e radhës do të zhvillohet edhe nëse nuk paraqiten të akuzuarit ose mbrojtësit ligjorë të tyre.


Ndryshe seanca e sotme duhej të vazhdonte me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi në shtator të vitit 2021, nga i cili humbën jetën 14 persona.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mos respektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Spitali Klinik, si person juridik, akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, të akuzuarit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori