Qendra e Paraburgimit në Scheveningen të Hagës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre.
Vëllau i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka thënë se deri sa ishin bërë gati që të niseshin për në Hagë, papritmas ishin njoftuar se vizita u ishte anuluar.
“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim”, ka thënë Blerim Thaçi.
“Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tri vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi’’, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi.
Por, i njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të cilit iu është anuluar vizita tek ish-krerët e UÇK-së.
Ai e ka konfirmuar këtë informacion për Portalin Dukagjini, duke thënë se arsyet e anulimit të vizitës nuk dihen pasi që nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk kanë dhënë sqarime shtesë.
“Unë për momentin ndodhem në Gjermani dhe kam planifikuar vizitë në Hagë tek krerët e UÇK-së, më datë 20, 21 dhe 22, por fatkeqësisht ajo padrejtësi që është duke iu bërë atyre, padrejtësisht që po mbahen në burgjet e Hagës, tani kjo po thellohet duke i ndal edhe vizitat, edhe pse kjo vizitë ka qenë e lejume nga autoritetet e Tribunalit të Hagës”, ka thënë Idrizi.
Tutje ai ka theksuar se “më datë 20 nëntor kam pasur të takojë ish-presidentin, Thaçi. Me datë 21 kam pasur të takojë ish-kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin. Me datë 22 kam pas me e takua ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi dhe tani që kjo ndodhi sot e mora përmes e-mailit zyrtar rreth orës 10 të mëngjesit dhe është një padrejtësi që është duke u përsëritur vazhdimisht”.
“Arsye nuk ka, nuk e di vetëm në e-mailin zyrtar më ka ardh që anulohen vizitat e planifikuara dhe asgjë më tepër dhe nuk ka sqarime më tepër”, ka përfunduar ai./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë