Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Quni. 

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo ministri.


Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj dhe zyrtarë e oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.

02 1

Me këtë rast, ish-ministri Quni, pasuesit të tij ministrit Mehaj  i uroi shumë suksese në punën e tij duke i dorëzuar pakon e dokumenteve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, nga ana e tij, ministri Mehaj vlerësoi lart punën e deritashme të ministrit Quni duke shprehur besimin se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të angazhohet t’i avancoj edhe më tej drejtë përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor.

04 1 1

Ai ndër të tjera theksoi se kjo do të arrihet duke zhvilluar forca profesionale bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s për të qenë të ndërveprueshme dhe kompatibile në operacionet ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /Telegrafi/