LAJMI I FUNDIT:

Anti-bixhozi: Do të publikojmë fotografitë e deputetëve që nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit

Anti-bixhozi: Do të publikojmë fotografitë e deputetëve që nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit

Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti. Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pasi janë 120 dhe radhën që kaloi votuan vetëm 55 dhe kjo është zhgënjyese. Çfarë bëjnë deputetët tjerë. Bëjmë thirrje që ky ligj të përkrahet nga të gjithë, pasi është ligji i parë që mbron qytetarët nga lojërat e fatit. Edhe pse nuk i përmban kërkesat tonë, megjithatë është fillim i mbarë. Sado që ligji është i keq, është më mirë se sa të mos ketë”.


Pendarovski nuk e nënshkruan Ligjin për lojërat e fatit, kërkon nga Kuvendi ta rinis procedurën
Lexo po ashtu Pendarovski nuk e nënshkruan Ligjin për lojërat e fatit, kërkon nga Kuvendi ta rinis procedurën

“Do të kalojë sërish me flamurin evropian dhe kërkojmë që të votohet nga 61 deputetë në mënyrë që të mos varemi nga presidenti, nuk presim të ndodh e njëjta pasi deputetët janë të vetëdijshëm që ky propozim-ligj është në interes shoqëror”, tha Jushi Emërllahu.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje partive politike që të mos e politizojnë këtë çështje.

Ndryshe, pasnesër pritet të votohet për herë të dytë Ligji për lojërat e fatit, pasi herën e parë u anulua nga presidenti Stevo Pendarovski, i cili theksoi se është keqpërdorur flamuri evropian gjatë procedurës së miratimit të ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori