LAJMI I FUNDIT:

Anthony Fauci kritikon Shtëpinë e Bardhë për pandeminë, ka disa javë që nuk komunikon me Trumpin

Anthony Fauci kritikon Shtëpinë e Bardhë për pandeminë, ka disa javë që nuk komunikon me Trumpin

Imunologu Anthony Fauci, i cili deri vonë këshillonte presidentin amerikan Donald Trump, kritikoi sot strategjinë e qeverisë së parit të SHBA-së të luftimit të coronavirusit, por Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë, duke akuzuar ekspertin se donte qëllimisht të dobësonte presidentin disa ditë para zgjedhjeve.

Fauci, një këshilltar i respektuar prej kohësh për coronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi autoritetet amerikane në një intervistë me Washington Post duke thënë se “ata nuk mund të reagonin më keq” ndaj rritjes së rinovuar të numrit të njerëzve të infektuar, raporton CNN.

“Situata nuk është e mirë. Ne do të vuajmë”, tha Fauci, duke shtuar se Trump nuk kërkon më këshilla prej tij, por i drejtohet ekspertit, Scott Atlas, i cili mbron rihapjen e shoqërisë amerikane dhe jo forcimin e masave parandaluese, transmeton Telegrafi.


“Papritmas, ata nuk duan të dëgjojnë mesazhet e mia sepse nuk përgjigjen ndaj asaj që duan të bëjnë”, tha Fauci, duke shtuar se nuk kishte folur me Trump për javë të tëra.

Imunologu bëri një dallim të qartë midis Trumpit dhe kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joseph Biden, duke deklaruar se demokrati e “mori seriozisht” pandeminë.

Shërbimi i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë dhe vlerësoi se deklarata e Faucit ishte “e papranueshme” dhe shtoi se imunologu “filloi të merrej me politikë” tre ditë para zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori