LAJMI I FUNDIT:

Anthony Fauci ‘fytyra’ e reagimit të pandemisë në SHBA, do të japë dorëheqje në dhjetor

Anthony Fauci ‘fytyra’ e reagimit të pandemisë në SHBA, do të japë dorëheqje në dhjetor

Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, që doli fytyra publike e reagimit ndaj pandemisë së COVID-19 në SHBA, ka njoftuar se do të japë dorëheqje në dhjetor.

Fauci tha në një deklaratë të hënën se ai do të lërë postin e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), si dhe atë të këshilltarit të lartë mjekësor të Presidentit Joe Biden, për të “ndjekur fazën tjetër” të karrierës e tij, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë nder që kam udhëhequr NIAID-in, një institucion i jashtëzakonshëm, për kaq shumë vite dhe përmes kaq shumë sfidave shkencore dhe të shëndetit publik. Jam shumë krenar për arritjet tona të shumta”, tha Fauci, i cili ka udhëhequr institutin për 38 vjet.


“Ndonëse po kaloj nga pozitat e mia aktuale, nuk po pensionohem. Pas më shumë se 50 vitesh shërbimi në qeveri, kam në plan të ndjek fazën tjetër të karrierës sime, ndërkohë që kam ende shumë energji dhe pasion për fushën time”.

Fauci u bë figura më e njohur nga komuniteti shkencor gjatë ditëve të para të krizës së COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori