Mbrëmë ansambli i këngëve dhe valleve për fëmijë, “Shqipet e Vogla” nga Mitrovica kanë mbajtur koncertin e fundvitit.

Ky koncert është mbajtur në sallën e teatrit në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.


“Ky koncert ndër të tjerash ka risjell edhe koreografi të njohura të bërë më parë nga ky ansambël”, thuhet në njoftim.

Programi i këtij koncerti ishte i pasur me shumë pika përformuese nga trupa e ansamblit.

470602452 603756425560048 3873558277236082779 n Pamje nga mbajtja e koncertit

Ky aktivitet kulturor êshtë mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës. /Telegrafi/