LAJMI I FUNDIT:

Anonymous sulmuan CBS dhe Universal

Anonymous sulmuan CBS dhe Universal

Pak kohë pas sulmit të fundit, Anonymous kanë gjetur cakun e ri – faqet e CBS-it dhe Universal Music.

Në rastin e faqes CBS.com, nuk bëhej fjalë për “DDoS sulm të zakonshëm”, por çfarë ndodhi ishte se e tërë faqja ishte fshirë, por CBS arriti të rikthej faqen shumë shpejtë dhe në këtë moment ajo është duke funksionuar normalisht.

Pas kësaj, u sulmua edhe Universal, shkruan Gizmodo, por edhe ata arritën të kthehen në funksion.

Në thashethemet se do të sulmohen edhe rrjetet shoqërore, nga llogaria e tyre @YourAnonNews në Twitter thonë se për këtë nuk ka arsye, për shkak se Twitter, Facebook dhe YouTube ata i përdorin për të dërguar mesazhet e tyre. /Telegrafi/