Qytetarë të shumtë kanë raportuar në redaksinë e Telegrafit se janë duke pranuar mesazhe nga subjektet politike, ku rekomandohet se për cilin kandidat të votohet.

Mesazhet janë dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, transmeton Telegrafi.


"I dashur qytetar, kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk patëm rastin të takohemi në fushatën që kaluam. Voto për shtetin, LDK 32 Muharrem Svarqa nr 28", thuhet në njërin nga mesazhet e dërguar nga LDK.

Kurse, AAK në mesazhin drejtuar qytetarëve thotë se Kosova ka nevojë për president të fortë, duke ftuar kështu votuesit që të votojnë Ramush Haradinaj.

"Kosova ka nevojë për një president të fortë, një njeri të dëshmuar, qytetarë zgjedhjen e duhur e keni tek AAK  - 135, voto Ramush Haradinaj", thotë mesazhi i AAK-së.

"Kosovës i duhet Rimëkëmbja ekonomike. Bashkohu me ne më 14 shkurt", thuhet në mesazhet e PDK-së.

Të tilla mesazhe, qytetarët kanë pranuar edhe në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

150650878 10225301208374493 8517110112910112134 o e1613304833479

150071632 712263956139861 3339104756170923540 n e1613294085206

150292704 1061679234242364 4397600351675209169 n

150180229 1160925944361771 2444674932610198767 n e1613294048265