LAJMI I FUNDIT:

Ankohen bizneset, thonë se me orë të tëra nuk kanë rrymë

Ankohen bizneset, thonë se me orë të tëra nuk kanë rrymë

Se ka rrymë mjaftueshëm, kanë deklaruar ditë më parë nga qeveria, ndërsa shoqatat e bizneseve thonë se ka reduktime, por nga KEDS thonë se nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga to. Ndërkohë, nga qeveria kanë thënë se KEDS duhet të vendosë infrastrukturë më moderne.

Reduktimet e fundit të energjisë elektrike, kanë paraqitur probleme te bizneset hoteliere. Drejtori i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sadik Gashi, tha se disa nga bizneset kanë punuar mbi 8 orë me gjeneratorë. Gashi shtoi se përpos reduktimeve, lokalet në periferi të vendit përballen edhe me energji të dobët.

Ndërkaq njohësi i energjetikës, Lulzim Beqiri, tha se Kosova po përballet ende me mungesë të energjisë elektrike.


“Kosova fle mbi ari, ka potencial, por ende pas luftës përballet me reduktime. Duhet patjetër të hartohet një strategji e shfrytëzimit të potenciali”, tha Beqiri.

Ditë më parë, edhe nga qeveria kanë thënë se nuk ka mungesë të energjisë elektrike, por që infrastruktura të cilën e ka KEDS është e vjetruar dhe se shpeshherë nuk e përballon atë, ndërsa në një përgjigje tjetër me shkrim nga KEDS, thonë se bizneset nuk janë ankuar për mungesë të energjisë./rtk

Në trend Ekonomi

Më shumë
Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Botë
A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

Ekonomi
Arrestohen aktivistët e

Arrestohen aktivistët e "Asnjë cent më shumë" që bllokuan zyrat e ZRRE-së

Ekonomi
Oferta që nuk duhet të humbisni - 3000€ zbritje, 0% interes dhe 7 vjet garancion në Kia Sportage Automatik

Oferta që nuk duhet të humbisni - 3000€ zbritje, 0% interes dhe 7 vjet garancion në Kia Sportage Automatik

Ekonomi
Fitoni një udhëtim në Maltë për dy persona me Teltrip!

Fitoni një udhëtim në Maltë për dy persona me Teltrip!

Ekonomi
KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Ekonomi
Kalo në kategori