Ankohej për dhimbje fyti dhe ra në koma, kur u zgjua e kuptoi se i janë këputur tetë gishtërinj (Foto, +16)

Shelby Smith 27-vjeçe nga Tennesse i Shteteve të Bashkuara ka humbur gjashtë gishta në duar dhe dy tjerë në këmbë, për shkak të një komplikimi që është shkaktuar si rezultat i ndezje të fytit.
Fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndezje të fytit, por me kalimin e ditëve kur goja filloi t’i mavijoset e kuptoi se situata është serioze, transmeton Telegrafi.
Ajo ra në koma dhe e gjithë kjo u shkaktua pas komplikimit për shkak të ndezjes së fytit.
Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital ku për javë të tëra kishte qëndruar në koma, por kur më në fund u zgjua, e ka përjetuar një skenë horrori të ngjashme me atë të filmave.
“Barnat që mi kanë dhënë gjatë kohës sa kam qenë në kohë, kanë ndaluar qarkullimin e gjakut dhe kështu gishtërinjtë me janë mavijosur dhe pas disa ditëve më janë nxirë deri në këputje”, ka deklaruar ajo.
Sipas mjekut që e ka përcjell gjendjen e saj shëndetësore, raste të komplikimeve të tilla janë të rralla, ku brenda një viti në mbarë botën regjistrohen vetëm 100 raste.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë gishtat në duar dhe këmbë. Ajo tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që së shpejti të martohet. /Telegrafi/






























































