"Brima Gallup" ka realizuar anketë sa i përket vlerësimit të partive politike dhe politikanëve në vend.

Sipas rezultateve të tyre, gati gjysma e të anketuarve (48.9 përqind) nuk i besojnë asnjë politikani në vend. Kurse 9.4 përqind i besojnë Zoran Zaevit, 4.2 Hristijan Mickoskit, 3.8 Venko Filipçes, 3.5 Stevo Pendarovskit, 2.9 Ziadin Selës dhe 2.8 Ali Ahmetit, njofton Telegrafi Maqedoni.


brima gallup ankete politikanet

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 15 korrik, 18.7 përqind e të anketuarve nga "Brima Gallup" do të votonin për LSDM, 15.1 përqind për OBRM-PDUKM-në, 8.2 përqind për BDI-në dhe 4.9 përqind për Aleancën për Shqiptarët.

Përqindje e lartë është e atyre të cilët janë përgjigjur se nuk do të votojnë në zgjedhje (16.1 përqind).

brima gallup ankete partite

Kurse sa ju përket masave për parandalimin e COVID-19, 63 përqind mendojnë se respektohen masat, ndërsa 34 përqind mendojnë se nuk respektohen.

Sondazhi është kryer nga 5 deri në 14 qershor 2020, përmes telefonit (CATI) me 1,174 të anketuar mbi moshën 18 vjeçare./Telegrafi/

brima gallup ankete masat

*Kjo anketë është realizuar nga "Brima Gallup", ndërsa është paguar nga LSDM.