LAJMI I FUNDIT:

Anglisë mund t’i jepet një avantazh i madh përpara finales së Euro 2024 kundër Spanjës

Anglisë mund t’i jepet një avantazh i madh përpara finales së Euro 2024 kundër Spanjës

Kombëtarja e Anglisë thuhet se mund të ketë një avantazh të madh përpara ndeshjes së saj finale të Euro 2024 kundër Spanjës, të dielën mbrëma.

Të dielën mbrëma, Tre Luanët do të garojnë në finalet e Euro 2024, teksa do të rreshtohen kundër Spanjës në Olimpiastadion në Berlin.

Herën e fundit në Euro 2020, djemtë e Gareth Southgate pësuan një humbje të dhimbshme pasi humbën nga Italia me penallti në Wembley.


Këtë vit, Anglia do të kërkojë të shkojë një hap më tej dhe të sjellë trofeun në shtëpi.

Federata Angleze merr vendim për të ardhmen e Gareth Southgate përpara finales së Euro 2024
Lexo po ashtu Federata Angleze merr vendim për të ardhmen e Gareth Southgate përpara finales së Euro 2024

Përpara finales, është pretenduar se Anglisë mund t’i jepet një shtysë e madhe kundër Spanjës.

Sipas mediumit The Sun, pritet që Anglia të ketë më shumë tifozë që i mbështesin brenda stadiumit në krahasim me Spanjën.

“Anglia mund të ketë gati 50,000 mbështetës që do t’i mbështesin në Olimpiastadion që ka kapacitet 71,000”.

“Ndërsa tifozët përpiqen të sigurojnë biletën e tyre për përballjen me Spanjën, raportet e hershme sugjerojnë se tifozët e Tre Luanëve mund të tejkalojnë rivalët e tyre dy me një”, thuhet në raport.

Para ndeshjes, besohet se Federatës Angleze të Futbollit dhe Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës iu dha një ndarje zyrtare prej 10,000 biletash secila. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori