Angli heroike, mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale

Anglia ka arritur të mposht Gjermaninë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales, duke siguruar çerekfinalen.
Anglezët ishin pak më të mirë në fillimin e pjesës së parë duke rrezikuar portën e gjermanëve në dy raste.
Fillimisht gjuajti me kokë dy herë mbrojtësi Harry Maguire, por në të dyja rastet goditja ishte e plogështe.
Rreziku më i madh për gjermanët ishte Raheem Sterling, që gjuajti bukur nga 20 metra, ndërsa Manuel Neuer me shumë mund largoi topin.
Në minutën e 34-të ishte Timo Werner, që kishte rastin më të mirë, ku i vetëm me portierin Jordan Pickford, nuk shënoi.
Edhe Harry Kane kishte rast të mirë në kohën shtesë, por në tentim për të kaluar portierin, u ndal nga Mats Hummels.
Pjesa e dytë nisi më mirë për gjermanët që rrezikuan që në minutën e 49-të me Kai Havertz, i cili gjuan, por Pickord ishte në vend.
Minuta tjerë të fillimit të kësaj pjesëloje ishin më të qeta, që u kthye në lojë fizike dhe me ndërprerje.
Anglia shënoi në minutën e 75-të, pas një aksioni model, pasi Sterling nisi gjithçka, ndërsa e gjithë faza e sulmit ishin meritorë, ndërsa pasimin e fundit e dha Shaeë, ndërsa Sterling shënoi nga afër për 1-0.
https://twitter.com/ss4yoo/status/1409928072447545347
Në minutën e 82-të gjermanët lehtë kanë mundur të barazojnë rezultatin, ku Havertz pasoi bukur te Muller i cili i vetëm me Pickford nuk qëlloi portën.
Kjo iu hakmor gjermanëve pasi pësuan edhe njëherë në minutën e 86-të.
Jack Grealish harkoi bukur në zonë, ndërsa Harry Kane shënoi me kokë për 2-0, e që ishte goli i tij i parë në Euro 2020.
https://twitter.com/PeterInc_/status/1409930886699757577
Deri në fund Gjermania tentoi të bëjë diçka më shumë, por nuk ia arriti të hap ndeshjen.
Anglia kalon në çerekfinale./Telegrafi/





















































