Deri në fund të shekullit XVI Japonia zbatonte politikë izolimi. Tregtia e jashtme dhe kontaktet me botën ishin të ndaluara. Në këtë kohë, në Japoni, nga jashtë ishin lejuar të hynin vetëm disa fretër jezuitë, shumica e tyre portugezë. Jezuitët ia kishin dalë që me punën e tyre, deri në fund të shekullit XVI të konvertonin në katolikë diku rreth 250 mijë japonezë. Gradualisht, jezuitët mundoheshin që të përhapnin edhe simpati për Portugalinë e cila atëherë ishte fuqi e rëndësishme. Jezuitët po bëheshin të rëndësishëm në Japoni e cila gjë, si rezultat, kishte krijuar brenga te një numër i njerëzve të shtresës sunduese japoneze. Mirëpo, gjërat së shpejti do të ndryshonin.
Në vitin 1600 në brigjet e Japonisë u lajmërua një anije tregtare holandeze, me 23 veta që po vdisnin nga sëmundjet dhe lodhjet e lundrimit gati dyvjeçar. Gjatë këtij lundrimi kishin vdekur gati 100 tjerë. Posa u bë zbarkimi, të gjithë u arrestuan. Fretërit jezuitë, kur morën vesh se bëhej fjalë për detarët dhe tregtarët holandezë që udhëhiqeshin nga një anglez, nxituan ta bindnin pushtetin japonez se fjala ishte për kusarë të rrezikshëm, detarë që kishin ardhur ta dëmtonin Japoninë. Kapitenin e anijes, anglezin i cili quhej William Adams, e sollën para prijësit Tokugawa Ieyasu. Ieyasu ishte themeluesi i shogunatit Tugugawa dhe efektivisht ishte edhe sundues i Japonisë. Shogunati qe bërë aq i rëndësishëm për shoqërinë japoneze sa që luajti rol kryesor deri në zhdukjen e këtij organizimi që u bë në vitin 1868, kur u shua për shkak të reformave që ndërmori qeveria për modernizimin e Japonisë.
Jezuitët portugezë e luanin rolin e prokurorit dhe insistonin që Adams të ekzekutohej. Por, Ieyasu nuk do ta vriste anglezin pa e dëgjuar se ç’kishte për të thënë. Ieyasu, në prani të jezuitëve, shogunëve, samurajëve dhe personaliteteve tjera të rëndësishme japoneze, tri herë, në sesione të gjata, e mori në pyetje Adamsin. Përgjigjet e anglezit e impresiononin masën, veçanërisht e entuziazmuan prijësin japonez. Natyrisht, jezuitët që e kuptonin fuqinë angleze, u dëshpëruan nga paraqitja impresive e Adamsit. Në mesin e shumë gjërave që e habitën Ieyasun, ishte njohja e Adamsit që kishte për matematikë dhe astronomi – dy gjëra të nevojshme për tregti dhe lundrim. Mbi të gjitha, Ieyasut përshtypje të madhe i kishte bërë anija me madhësinë dhe praktiken e saj.
Prijësi japonez u impresionua edhe më shumë nga përgjigjja që mori në pyetjen: “Kush janë armiqtë e shtetit tuaj?” Në këtë pyetje, Adams ishte përgjigjur: “Anglia është në paqe me tërë botën, pos me Portugalinë dhe Spanjën. Me këto dy shtete jemi në armiqësi të madhe për shkak të detit dhe tokave, por edhe për shkak se ata janë katolikë kurse ne e kemi Kishën tonë anglikane”.
Ieyasu, i cili përshkruhet jo vetëm si samuraj e shogun i pashoq, por edhe si njeri shumë i mençur, nuk i dëgjoi thirrjet e juzuitëve dhe disa japonezëve për ekzekutimin e Adamsit. Përkundrazi, Ieyasu e mbajti Adamsin afër dhe i dha pozitë këshilltari. Këshilla kryesore e Adamsit ishte që Japonia të mos dilte për të pushtuar toka, siç bënin anglezët, spanjollët, portugezët, otomanët dhe tjerët, por të orientohej në drejtim të tregtisë. Ieyasu e dëgjoi këtë këshillë. Si shtesë, japonezët filluan me të madhe të ndërtonin anije duke u bazuar në atë me të cilën erdhi Adamsi. Nën këshillat e Adamsit, tregtia bëhej pothuaj me të gjitha shtetet, por përparësi i jepej Holandës, sidomos Anglisë. Nuk vonoi shumë dhe Adams e hapi një fabrikë angleze e cila gjë ndikoi në shumimin e fabrikave tjera duke u bazuar në këtë shembull.
Ndikimi anglez u shtua, kurse ai portugez pothuajse u zhduk së bashku me katolicizmin. Në anën tjetër, ndikimi i Adamsit dhe roli i tij në shoqërinë japoneze u bë aq i madh sa që ai (Adams) u emërua shogun dhe samuraj që d.m.th. u bë anëtarë i kastës komanduese ushtarake dhe asaj vendimmarrëse politike dhe me të cilin rast iu ndërrua edhe emri në Miura Anjin. Në marrëdhënie të jashtme apo diplomatike, Adams u bë “fytyra’ e Japonisë pasi që ai e përfaqësonte këtë shtet në relacion me Perëndimin. Pas vdekjes së Tokugawa Ieyasu, sunduesit tjerë japonezë u orvatën ta kthenin vendin në politika izolimi.
Wlliam Adams kërkoi të kthehej në Angli, ku e kishte lënë gruan dhe fëmijët, por nuk u lejua. Adams vdiq në vitin 1620. Por, ai luajti rol kryesor në ndërtimin e Japonisë së sotme e cila në kohën e tij e themeloi traditën e punës, tregtisë, hapjes së jashtme, artit, ushqimit, etj.
Japonezët nuk e kanë harruar ndikimin e anglezit i cili ua hoqi frikën ndaj Perëndimit dhe e vuri Japoninë në binarë të sigurt të zhvillimit. Sot, Adams është ndër personalitetet apo heronjtë kryesorë të Japonisë. Ky është një shembull që vërteton fuqinë që ka vetëm një njeri për ta ndryshuar botën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kur frikohesh prej lepurit
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë