LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Nuk është lehtë të jesh pjesë e qeverisë, ndryshimet janë nën kompetencë të kryeministrit

Angjushev: Nuk është lehtë të jesh pjesë e qeverisë, ndryshimet janë nën kompetencë të kryeministrit

Zv.kryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ka komentuar “fshesën” në kabinetin qeveritare e cila u paralajmërua nga kryeministri Zoran Zaev.

Ai thotë se është i relaksuar sa i përket pastrimeve në kabinetin qeveritar, duke shtuar se ajo punë i takon vetëm kryeministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se kjo çështje është në ingerenca të kryeministrit dhe nuk do të doja të komentoja. Është joserioze, që dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nder të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu është edhe angazhim”.


“Unë mund t’ju them se gjithë ata që marrin funksione shtetërore duhet të jenë të ndërgjegjshëm se një ditë do t’i lëndë, ndërsa është mirë të largohesh pasi nuk është lehtë të jesh pjesë e Qeverisë”, tha Angjushev, i cili sot pati fjalim në konferencën rajonale për “faktoring” si mundësi për financimin e bizneseve të vogla.

Ndryshe, para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një tubim në kuadër të fushatës parazgjedhore, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të ketë largime nga kabineti qeveritar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori