LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: ELEM nuk do të privatizohet

Angjushev: ELEM nuk do të privatizohet

“ELEM nuk do të privatizohet, ndërsa detyrimi me ligjin e ri për energjetikë dhe rekomandimet evropiane të BE-së për ndarje të pronësisë së ELEM-it dhe MEPSO-s, do të bëhet sipas shembujve në rajon”, theksoi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi im dhe i Qeverisë, është se privatizim të ELEM-it nuk do të ketë. Detyrimi që të ndahet pronësia e ELEM dhe MEPSO, do ta bëjmë në atë mënyrë që institucionet e ndryshme shtetërore të jenë përgjegjëse për MEPSO-n dhe ELEM-in në veçanti. Kjo është mënyra që është bërë në disa shtete të rajonit”, tha Angjushev.

Ai shtio se nuk do të bëhet fjalë për asnjë privatizim të ELEM-it, në veçanti të MEPSO-s.


“Ligji për energjetik është në fazë të përpunimit me ndihmë të Bashkësisë energjetike, që të jemi të sigurt nëse do të zbatohen të gjitha normat evropiane”, theksoi Angjushev.

I pyetur për komentin rreth raportit të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, sipas të cilit në muajin gusht është shënuar rënie prej 5.3 për qind të industrisë së prodhimit, Angjushev tha se duhet të bëhen analiza më të thella për të parë se cili është borxhi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori