LAJMI I FUNDIT:

Angelus Novus përfaqëson Shqipërinë në Ballkanika

Angelus Novus përfaqëson Shqipërinë në Ballkanika

Këtë vit në festivalin tradicional “Ballkanika”, Shqipërinë do ta përfaqësojë Bashkim Shehu me romanin, "Angelus Novus".

Kjo vepër kishte nxitur debate dhe interesim të madh nga shtresa intelektuale e Shqipërisë, dhe njëkohësisht ka arritur edhe një sukses në treg si njëri nga librat më të shitur dy vitet e fundit.

Romani i Shehut do të konkurrojë në festivalin i cili mbahet në Shkup, ndërkohë që rezultatet do të shpallen më 5 tetor.

Festivali “Ballkanika” zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ndërsa përveç tij, anëtarëve të jurisë të përbërë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, konkurruesve dhe botuesve, të pranishëm do të jenë edhe personalitete të njohura të kulturës dhe politikës në Maqedoni. /Telegrafi/


Kush është shkrimtari Bashkim Shehu

Bashkim Shehu është njëri prej shkrimtarëve shqiptarë më produktivë të kohës së re.

Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Evropën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Ka botuar romanet "Rrethi", "Orfeu në Zululandën e re", "Udhëkryqi dhe humnerat", "Gjarpri dhe heronj të tjerë, "Angelus novus".

Disa prej romaneve të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: "Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit"; "Rrëfim ndanë një varri të zbrazët"; "Vjeshta e ankthit"; "Gostia" dhe dy përmbledhje me tregime.

1975-1979: Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës.

1979-1981: Ka punuar si skenarist në Kinostudio.

1981-1991: Gjatë kësaj periudhe, ka kaluar tetë vjet në burgjet e diktaturës dhe një vit e gjysmë në internim. Më 1991 është liruar nga burgu më 1991

1991-1992: Ka punuar si skenarist në Kinostudio.

1992-1995: Ka jetuar në Budapest. Përveç krijimtarisë, ka ndjekur një kurs pasuniversitar për sociologji në Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranë Universitetit të Budapestit.

1995-1997: Krijimtari dhe përkthime, në Tiranë.

1997: Gjatë trazirave të vitit 2007 largohet përsëri nga Shqipëria. Me ndihmën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve, u vendos në Barcelonë, ku vazhdon të jetojë.

Aktualisht punon për Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës që nga viti 2001. /tiranaobserver/