Nëpërmjet një sërë masash punohet për çrrënjosjen e ekonomisë së zezë në vend. Këtë e ka vërejtur dhe e ka përshëndetur Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministria e Financave punon në përpilimin e një plani akcional dhe në përforcimin e mekanizmave për shenjestrimin e ekonomisë joligjore, poashtu punohet edhe në strategjinë për ngritjen e vetëdijes në lidhje me ekonominë joligjore, tha në një intervistë për revistën Faktor, ministrja e financave, Nina Angellovska.

"Nëpërmjet një sërë masash punohet në çrrënjosjen e ekonomisë joligjore, nga njëra anë në tregun e punës, nga ana tjetër te fiskalizimi Këtu janë masat aktive për punësim, reforma sociale - të cilat i sjellin personat në tregun formal të punës, si dhe masat TVSH-ja ime dhe TVSHA-ja ime - Dhurata ime, të cilat nxisin fiskalizimin. Në kontrollin e fundit të rregullt - neni 4, të cilin FMN ia bën vendit tonë, ata i përshëndetën reformat në drejtim të çrrënjosjes së ekonomisë joligjore", u shpreh Angellovska./Telegrafi/