LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Mund të thyej pllaka me kokë edhe tani, gjendja me pandeminë mbetet nën kontroll

Angellov: Mund të thyej pllaka me kokë edhe tani, gjendja me pandeminë mbetet nën kontroll

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Studio 10 në pyetje të gazetarit se cila pjesë është më e vështirë thyerja e pllakave me kokë apo drejtimi i këtij institucioni ai tha edhe tani mund të thyej pllaka dhe se duhet të jemi aktiv në luftën kundër virusit COVID-19.

“Tash mund të vazhdoj të thyej pllaka, por me më shumë brenga. Dua të them se edhe atëherë s’kam qenë pa brenga. Kështu që nëse thyej pllaka këtu, shikueshmëria do të jetë e madhe. Dikush e kupton seriozisht dikush si shaka, por tani duhet të ndalojmë me të qeshurën dhe duhet të jemi aktiv në luftën kundër sëmundjes”, tha Angellov.

Ai shtoi se gjendja me pandeminë është nën kontroll.


“S’kemi nevojë që sallat sportive t’i shndërrojmë në spitale. Kemi edhe disa spitale private dhe shtetërore që mund t’i shndërrojmë në Covid Qendra. Ne kemi edhe një spital privat të cilën mund ta përdorim si Covid Qendër. Kemi kontroll të plotë, besoj te mjekët tanë”, thotë Angellov./Telegrafi/